Misioni dhe Synimi

Mision kryesor i OPB-së është realizimi i kërkesave të biznesit dhe praktika e ligjeve në favor të ndërmarrjes e jo në dëm të tyre.

Organizata jonë është duke ndërtuar akoma kuadro profesionale, të cilat kanë për qëllim të vetëm përkrahjen e bizneseve pranë institucioneve të Republikës së Kosovës, gjë që deri më tani ka arrit nivel të kënaqshëm të vlerësimit të kërkesave dhe po bënë kërkimin e zgjidhjeve të duhura për t’i prezantuar ato para organeve ligjore që kanë të bëjnë direkt me biznesin.

Mendojmë se roli i OJQ-së në rrugën e gjatë 3 vjeçare do të ndihmoj shumë në ndërtimin e kulturës në biznes, si mision që kemi si OJQ mendojmë që bizneset do të përfitojnë në shumë fusha dhe do të këtë një vetëdijesim më të madh.

Padyshim që si pika që do jenë të trajtuara mirë janë roli dhe dobia e bizneseve nga institucionet dhe anasjelltas.

Bizneset janë ato të cilat kanë një mision të caktuar, kur kuptohet se padyshim secili biznes ka synime të veçanta, të cilat duhen të shpërblehen në periudhë dhe kohë të caktuar.
 

Kontakti


Mob: +383 (0) 44 558 529
Tel: +383 (0) 38 223 253
ueb faqja: www.opb-ks.org;
e-mail: [email protected]
Adresa: Rr. Tringe Smajli, Nr.12/4,
10 000 Prishtine, Republika e Kosoves